Francesco Totti mund të luaj në MLS edicionin e ardhshëm.
Legjenda e Romës, Francesco Totti është duke e luajtur edicionin e tij të fundit me skuadrën romane.
Presidenti i Romës, James Pallotta ka thënë se do të ishte mirë që Totti të inkuadrohej si pjesë e stafit, por ka treguar se dëshira e lojtarit është që ai të vazhdojë të luaj.
Ai e pranoi se, Totti edicionin e ardhshëm mund të luaj në MLS.
“Situata e Tottit është shumë e vështirë. Do të doja që ai të bëhej pjesë e menaxhimit, por ai dëshiron ende të luaj. Kapiteni ka thënë se dëshiron të luaj në Miami, por ata nuk kanë skuadër në MLS. Atij mund t’i interesoj edhe New York”, tha Pallotta.
Totti është pjesë e Romës që nga viti 1989 dhe kurrë nuk ka luajtur për skuadër tjetër në karrierë.