Arben Duka shkruante në maj të vitit 2021 se Sali Berisha do ta shohë derën e qelisë një ditë. Edhe pse ky i fundit do të mbetet në arrest shtëpie, poeti i ndjerë i referohej faktit se ai u shpall non-grata dhe tashmë drejtësia e kishte rrugën e hapur. Duka e quante Berishën “mbreti i zullumit”, teksa më poshtë po ribitojmë vargjet:
Nga Arben Duka
O Sali Berisha,
mbreti i zullumit,
më në fund ta prenë,
masën e kostumit!
Ta puthësh në ballë,
vetëm një “non grata”,
shkofsh atje ku dita,
është njëlloj si nata!
Me kohë kemi shkruar,
si parapagim,
ti për këtë popull,
je kryemallkim!
Me ty shumë jam marrë,
ndaj më s’po e zgjat,
pleqëri të bardhë,
dhe jetë shumë të gjatë!
Dhe jetë shumë të gjatë,
o mortja Sali,
se kështu shumë vite,
do shkosh në qeli!
Se s’paske akuza,
sot ke pretendime,
po të gjithë t’i dinë,
ato qindra krime!
Këtu edhe gjetkë,
e dinë të tërë,
se çdo krim të mundshëm,
Sali e ke bërë!
Hahahahahahahahahaahhahhah