Franc Grami, brand Manager në Dubai, tha për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se çmimet e hotelit me 4 yje në Dubai mund të shkojnë në 1500 euro nata për ndërrimin e viteve.
Ai tha se këto hotele zakonisht i gjen me është 500 ose 600 euro, por në ndërrimin e viteve, datë 31 dhe 1 çmimet janë më të larta. Gjithashtu ai tha se ka edhe paketa të ndryshme për ata që duan të bëjnë rezervime në restorante apo klube nate.
“Për një hotel me 4 yje është 500 ose 600 euro nata, por natën e vitit të ri, është diku te 1000-1500 euro. Më datë 31 dhe 1. Ka edhe paketa që kushtojnë shumë. Çdo vit i ri nëse do të bësh rezervime në restorante, klube nate, ka paketa të ndryshme”,-tha Franc Grami.
/f.s