Vijon të rëndohet situata në pallatin e përfshirë nga flakët në Lushnje, ku aktualisht raportohet për persona të bllokuar në katet e larta.
Zjarri që ka rënë në katin e parë të pallatit 12 katësh ku ndodhet një qendër tregtare, ka bërë që tymi të shpërndahet në të gjithë shkallën, duke lënë të bllokuar me dhjetëra banorë.
Raportohet se për momentin ka disa familje të bllokuara në katet e sipërme, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen që të bëjnë evakuimin e banorëve përmes shkallëve të jashtme, pasi është e pamundur që ata të dalin nga shkallët e pallatit.
Deri tani ka patur disa banorë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të asfikësisë, mes tyre edhe punonjës të zjarrfikëses.
Aktualisht nuk ka nisur akoma fikja e zjarrit pasi ka akoma banorë që kanë nevojë për ndihmë dhe për evakuim.
/a.r