Tekstet që ishin dedikuar për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës e të cilat u kthyen mbrapsht, kishte raportime në medie se duhet t’i paguajnë doganë Serbisë, gjë të cilën e hodhi poshtë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Në komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, u tha se pagesa nuk është bërë ende derisa u sqarua se pagesa është kërkuar t’u bëhet kompanive që i kanë transportuar librat. Shpejtim Bulliqi nga LDK-ja kërkoi sqarim për pagesën që Kosova duhet të bëjë për librat që kanë qëndruar gjashtë muaj në kufi.
“Ndoshta është dashtë që të paktën të gjejmë një mënyrë që mos me i bërë edhe ato shpenzime shtesë që na u kanë bërë sepse ato tekste mësimore kanë qëndruar për një kohë në terminale doganore për të cilat në informacion që e kishim, ishte në mjete të informimit u dha që ishte mbi 70 mijë euro më duket kompensim që është përafërsisht, nuk e di në qoftë se ka qenë në rregull, faktikisht shuma e teksteve që kanë shkuar dhe shuma që ne tash duhet të paguajmë ekstra pse kanë qëndruar tekstet atje është gati e barabartë që mendoj se është gati një dëmtim relativisht i rëndë i buxhetit të Kosovës që ndoshta ka mundur mu anashkaluar”, citon kp të ketë thënë Bulliqi.