Nga Kristi Pinderi
Menyra si Shqiperia e trajton Elsen dhe menyra si Elsa Lila e trajton Shqiperine kane te perbashketa domethenese edhe pse shkojne ne kahe te kunderta.
Per Shqiperine, Elsa mbetet nje pike referimi. Si te gjitha vendet e vogla, edhe Shqiperia ka nevoje per referime te medha, qe e ndihmojne te kuptoje te kaluaren e vet, qe ia bejne me te lehte te ndjeje nje sens perkatesie, te kuptoje nga ka ardhur e ku po shkon.
Elsa eshte si nje gur kilometrik qe ka vlere vetem nese eshte e palevizshme. Ka vleren qe ka stabiliteti per kedo sistem qe eshte ne kaos. Qe te mbetet perjetesisht verbues shkelqimi i idese qe trupezon Elsa ne kulture, ne memorien dhe ne ndergjegjen kolektive, ajo eshte e destinuar te jete statike. Elsa e viteve 90-te eshte produkt i nje vendi qe ne kohe krize dhe pasigurie kishte nevoje per shpresen dhe optimizmin qe percillte imazhi i pafajshem dhe i dlire i nje femije (sic ishte ajo) me ze e fytyre engjellore.
Elsa eshte keshtu e denuar te jete perjetesisht nje simbol, mundesisht nje kujtim qe nuk duhet trazuar, as shpluhurosur, e as duhet perditesuar.
Elsa eshte nje link mes se tashmes dhe se shkuares.
Kurse artistja qe rritet profesionalisht, fizikisht, e moralisht eshte nje njeri i panjohur, qe edhe fjalet nuk duam tia marrim vesh, e papranuar, e perjashtuar dhe e percmuar per shkak se del jashte nga korniza. Eshte si te thuash nje rebelim qe duhet denuar.
Shqiperia mund te jete fluide ne rrugetimin e saj, ne shijet e saj, ne kerkesat muzikore, ne aspiratat kulturore, ne perpjekjet europiane, ne deshtimet a ne sukseset e saj. Ama Elses i kerkohet te jete perjetesisht e qendrueshme, statike, e palevizshme, si ai guri kilometrik qe leme pas per te na deftuar se edhe sa rruge kemi perpara.
Per Elsen, Shqiperia eshte gjithashtu nje pike referimi, qe asaj i duhet sa here qe ka nevoje per nje busull.
Edhe pse Shqiperia e vertete eshte kaotike, shpesh e shemtuar, shume e padrejte, eshte xheloze per cdo manifestim qytetarie te Elses, eshte nje vend energjite e te cilit po shterrojne gradualisht, po perthahen, ose po arratisen, per Elsen Shqiperia prape mbetet e bukur.
Shqiperia e Elses eshte nje simbol, eshte nje ide, eshte nje konstrukt shpirteror, njesoj sic eshte Elsa e Shqiperise!
Mirepo duke idealizuar te njera tjetra te kaluaren qe kane humbur, e kane te pamundur te ndertojne nje marredhenie te re, per shkak se e bazojne kete proces ne pritshmeri te padrejta. Elsa per Shqiperine, e Shqiperia per Elsen.