Një qendre tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda ndërtesës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga tubat e ajrimit janë djegur kabujt elektrik, gjë që ka shkaktuar zjarrin. Nga ngjarja, mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Nga pamjet që vijnë nga vendngjarja, shihen momentet kur disa nga qytetarët e bllokuara ndihmohen që të dalin nga dritarja.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
/a.r