Një person është gjetur i djegur brenda një automjeti në qytetin e Prizrenit në Kosovë. Mjeti i shkrumbuar me personin brenda, u gjet mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën Kastriotët.
Pas hetimeve praraprake ë kryera, policia e Kosovës deklaron se dyshohet për një vetëvrasje.
Viktima është identifikuar si një 55-vjeçar me inicialet SH.K., nga fshati Jeshkovë.
“Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.
Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar. Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftim.
/a.r