Të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelët e huaj në Greqi, janë deshifrimi i platformës Sky ECC.
Zbulimi i fakteve për autorët dhe organizimi i të paktën 5 vrasjeve të mafies shqiptare dhe jo vetëm, në Greqi, aktiviteti i kriminelëve nga i njëjti vend në Athinë por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë dhe lidhjet e tyre të dyshimta me oficerë policie, janë dërguar javët e fundit nga Holanda dhe Belgjika në Greqi.
Në Greqi nuk operojnë as një e as dy mafie të huaja, siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj, shkruan “To Vima”.
/f.s