Prokuroria publike e Holandës kërkoi 3 vite burg për 36-vjeçarin Brian P., pjesë e bandës “Tatto Killerr”.
Ai dyshohet se kishte planifikuar të arratisej nga burgu në Grave me një dron dhe do të ndihmohej nga një shqiptar së bashku me një person tjetër.
Në qershor 2023, gjatë një seancë dëgjimore para Gjykatës në Zytphen u mësua se Brian P., kishte komunikuar me dikë jashtë mureve të burgut.
Ky person i tha se kishte porositur një “dron special” nga Dubai, i cili do të shërbente për ta larguar nga burgu.
Brian.P më pas e pyeti: A mund t’i përballojë 95 kilogramët e mi”?
Përgjigjja ishte “Po”.
Sipas avokatit të tij Sander Janssen, një gjë e tillë është e pamundur.
“Sa i madh duhet të jetë një dron që klienti im mund të hipte në të?”
Grabitje
Anëtari i “Tattookiller” Brian P. ndodhet në Institucionin Extra Secure (EBI) në Vught që nga janari i këtij viti, me dyshimin se ka zhvatur dy themeluesit e Bitonic, një kompani e shquar holandeze bitcoin.
Ai dhe një i dyshuar tjetër dyshohet se kërkuan një milion euro.
Sipas departamentit të drejtësisë, mes 31 gushtit dhe 1 tetorit 2022, dy të dyshuarit i kanë dërguar të gjitha llojet e kërcënimeve dy viktimave të tyre përmes programit chat Wickr. Ata i kanë kërcënuar se do të merreshin me familjarët dhe madje i kanë dërguar foto të tyre.
Bastisje
Sipas Het Parool, policia bastisi një ndërtesë në Roterdam më 29 nëntor 2022 në një hetim për trafikun e drogës dhe armëve. Në një telefon të gjetur atje, policia dyshohet se lexoi mesazhe për një plan arratisjeje në të cilin Brian P. duhej të lirohej nga burgu në Grave me një dron.
Biseda
Nga Grave, Brian.P thuhet se ka komunikuar përmes bisedave telefonike me Maarten van der T. dhe shqiptarin Lisander O.
Fillimisht, treshja thuhet se kishte planifikuar të lironte P. nga burgu me një helikopter (i varur në litar).
Kur kjo doli e pamundur, ata diskutuan planin për të liruar P. me një dron.
Droni duhej të blihej në Dubai.
Shqipëria
Sipas Shërbimit të Prokurorisë Publike, Brian P. do të fluturonte mbi murin e burgut në Grave me dron dhe më pas do të hipte në një makinë të vjedhur. Më pas kishte plan të largohej drejt Shqipërisë.
Sipas organeve të drejtësisë, tre të dyshuarit janë pjesë e një organizate kriminale që kërkonte të lironte nga burgu Brian P.
Prokuroria Publike kërkon tre vjet burg ndaj Brian P. ndërsa për Maarten van der T. 18 muaj, nga të cilët 6 muaj me kusht. Ndaj Lisader O. u kërkua një dënim me 16 muaj burg.
Gjykata do të marrë vendimin e saj më 19 janar 2024.
/a.r