Fotografitë e moçme, përpos që janë të gjitha në formatin bardh dhe zi, ato kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët, njerëzit atëherë asnjëri nuk ka buzëqeshur kur janë fotografuar.
A ishte arsyeja pse ata ishin gjithmonë të mërzitur? Jo, shpjegimi qëndron krejt diku tjetër:
Në të kaluarën aparatet fotografike kanë kërkuar shumë më shumë kohë për të procesuar fotografinë se sa sot. Arsyeja ishte sepse duhej gjetur momenti i përshtatshëm për të gjetur ndiçmin e duhur për të kapur fotografinë e qartë.
Nëse njerëzit do të obligoheshin të mbanin buzëqeshjen e ngrirë deri sa të shkrepej blici, atëherë foto do të kapte disa portrete të shtirura. E pastaj do duhej të përsëritej ai proces i gjatë e të lodhshëm përsëri nga fillimi.
Përndryshe, sot po ndodh krejt e kundërta falë telefonave të mençur dhe ‘selfieve’ tona aq ‘të dashura’./ORAinfo/