Për herë të parë një shqiptare ka fituar Miss Earth. Ajo është Drita Ziri, 18 vjeçarja me sy të shkruar dhe plot ëmbëlsi. Drita u kurorëzua “Miss Earth 2023” mbrëmjen e së premtes, (22 dhjetor), në Vietnam.
Një prej femrave më të bukura shqiptare sot ka arritur të shkëlqejë këtë konkurs që është një prej konkurseve më të mëdha ndërkombëtar të bukurisë.
Në mesin e 85 vajzave nga e gjithë bota, Drita, ashtu si dhe vetë emrin e ka, si dritë, u shpall “Mis Earth 2023”. Falë saj Shqipërinë fiton për herë të parë një kurorë në një garë kaq të madhe bukurie.
/a.d