Një 50-vjeçare nga Bullgaria, e cila ishte shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh kundrejt pagesës është arrestuar në Shkodër. Ajo akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sakaq, tre pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve./m.j