“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Fierit mëngjesin e sotëm si masë sigurimi ndaj shtetasve Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.
Gjyqtare e çështjes është Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj, kreu i dhomës së avokatisë Fier.
Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.
Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.
Në perfundim të seancës avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha eshte nje shoë qe ka nisur nga DR e policise Fier duke dënuar persona te paarsimuar, në kushte ekstreme te varferise qe nuk dine vlerën e ikonave e jo me te merren me trafikimin e tyre.
/a.r