Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e tij të fundvitit, kreu i aleancës ushtarake paralajmëroi se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten.
“Po jetojmë në një botë më të rrezikshme. Është një luftë e plotë në Europë dhe një luftë e re në Lindjen e Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Vazhdon të ketë terrorizëm brutal dhe ndryshimi i klimës po nxit konfliktet. Nuk mund të ketë siguri pa mbrojtje të fortë. Nuk ka mbrojtje të fortë pa ushtri të aftë”.
Këtë vit, NATO-ja dërgoi qindra forca shtesë në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, pas trazirave që shkaktoi vendosja e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it gjatë protestave të serbëve lokalë që bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit, si dhe pas incidentit në Banjskë në shtator, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.
Misioni ushtarak i aleancës sot numëron mbi 4.600 trupa në Kosovë.
“Në këtë periudhë të vitit, falenderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Pa ju nuk do të kishte NATO, nuk do të kishte siguri dhe nuk do të kishte liri”.
Ngjarja e 24 Shtatorit në Banjskë është cilësuar si më e rënda që nga koha kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe ka nxitur shqetësim ndërkombëtar për qëndrueshmërinë në vend.
/a.d
Perse Amerika e carmatosi Shqiperine ne 2007 i demontoi te gjitha tanket Shqiptare topat dhe armet kimike.perse Shqioeria esbte 33 vjet aleat me Ameriken dhe nuk ka asnje arme Amerikane asnje tank asnje raket asnje aeroplan asnje nendetese.MIRE DO BEJE AMERIKA TE LARGOHET NGA SHQIPERIA NA KRIJON SHUM PROBLEME SERBIA SOLLI USHTRINE NE KUFI PARA 3 MUAJSH ME OKEJIN E AMERIKES.SHQIPERIA TE BEJE ALEANCE ME SHTET TJETER AMERIKA DO TJA FUTI SHQIPERISE QE TE MARI SERBINE NE INFLUENCEN E SAJ DO QE TI JAPI SERBISE GJYSMEN E KOSOVES