Në raportin e Enkelejd Alibeajt i cili përfaqësonte opozitën në Këshillin e Mandateve kur u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, nënvizohet se me dhënien e autorizimit Kuvendi tregon standardin më të lartë të sjelljes etike. Sipas Alibeajt për Kuvendin është i rëndësishëm fakti që shkelja e detyrimeve ndaj drejtësisë nga ana e Berishës është e provuar.
“Në këto kushte rezulton e provuar fakti se personi nën hetim nuk ka zbatuar detyrimet që rëndonin mbi të, caktuar me vendim gjykate, në mënyrë të përsëritur. KPP, në nenin 231/1 dhe 260/3, ia lë në diskrecion prokurorisë si mundësi të kërkojë ose jo një “masë tjetër më të rëndë” sesa të mëparshmet. Mesa duket qartazi prokuroria ka zgjedhur opsionin që në mungesë të respektimit të masave të mëparshme të kërkojë një masë tjetër më të rëndë.
Në këtë pikë përsëri, Kuvendi nuk ka të drejtë të vlerësojë nëse është e vlerësuar drejt apo jo kjo nevojë-mundësi, kjo zgjedhje e prokurorisë. Edhe ky kriter bie nën suazën kontrolluese të juridiksionit gjyqësor. Nëse do ndodhë që Kuvendi do japë autorizimin, do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse ka vend apo jo për një masë më të rëndë bazuar në proporcionalitetin shkelje – rëndim mase. Për Kuvendin është i rëndësishëm fakti, që premisa bazë, ajo e shkeljes së detyrimeve të mëparshme është e provuar. Nëse gjykata do ta gjejë me vend kërkesën, është kompetencë e saj, porse Kuvendi, duhet të mos ndërhyjë në këtë kompetencë gjyqësore me mosdhënien e autorizimit të kërkuar”, thuhet mes të tjerash në raportin e Alibeajt./m.j
Kliko ketu per raportin e Alibeajt