Ukraina për përdor metoda terroriste në konfliktin me Rusinë, me mbështetjen direkte të agjencive të huaja të inteligjencës. Akuza erdhi nga Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi me stafin e Shërbimeve të Zbulimit.
Sipas shefit të Kremlinit, aktivitetet përfshijnë akte sabotazhi ndaj zonave të banuara, infrastrukurës energjetike dhe të transportit dhe po ashtu sulme terroriste kundër përfaqësuesve të autoriteteve ruse dhe figurave publike nga ky vend.
“Jemi në dijeni se me mbështetjen direkte të agjencive të huaja të inteligjencës, regjimi i Kievit po i drejtohet haptazi metodave terroriste, duke u angazhuar në fakt në terrorizëm shtetëror”, tha Putin.
Ai përgëzoi agjencitë e sigurisë që, siç tha, kishin vepruar me efikasitet mes sfidave serioze që po përballet vendit, por megjithatë kërkoi fuqizim të mëtejshëm të përpjekjeve antiterroriste në të gjitha fushat. Sipas Presidentit, vëmendje e veçantë i duhet kushtuar mbrojtjes së kufijve rusë, veçanërisht në zonat pranë vijës së kontaktit me Ukrainën. Ndërsa brenda vendit, kërkoi që fokusi të jetë në parandalimin e ekstremizmit, korrupsionit dhe kërcënimeve kibernetike: “Sigurisht, duhet të parandalojmë çdo përpjekje nga shërbimet e huaja të inteligjencës për të destabilizuar situatën sociale dhe politike në Rusi; për të ndërhyrë në çështjet tona të brendshme dhe për të shkelur të drejtën e pamohueshme të popullit rus për të vendosur të ardhmen e tyre”.
Duke cituar artikullin e “Washington Post” në muajin tetor, mediat ruse kujtojne se CIA kishte investuar dhjetëra milionë dolllarë që prej 2014 për të shndërruar agjencitë e zbulimit në Ukrainë në aleatë të fuqishëm kundër Moskës.
/a.r