Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e një shtetasi shqiptari mbrëmjen e djeshme në Selanik. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Kafe Elinikon” në rrugën “Sintagmatarxi Frizi”.
Marius Telah, 30 vjeç nga Korça ka mbërritur aty me një automjet tip “Daihatsi Terios” së bashku me vëllanë e tij Klaudio Telah dhe të dashurën e tij, shtetasen greke A. B.
Ai ka zbritur nga mjeti dhe është përballur me një shtetas shqiptar, i cili ishte bashkë me babanë e tij dhe një person tjetër.
Shqiptari i dyshuar ka nxjerrë një armë zjarri dhe ja ka drejtuar 30 vjeçarit Telah, ndërkohë që ky i fundit ka tentuar t’ja marrë nga dora.
Të dy personat janë goditur me njërin-tjetrin dhe në një moment, i dyshuari ka goditur me qytën e armës në kokë 30 vjeçarin dhe më pas ka shtënë ndaj tij duke e plagosur në kofshën e këmbës së majtë.
Shoku i tij më pas e ka goditur Telahin me shkelma në trup dhe të dy janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Brenda mjetit të të plagosurit, policia greke gjeti dhe sekuestroi 1 gëzhojë, 1 plumb, 1 krehër dhe 4 fishekë.
/f.s