Tetë vite pa shpërthimi tragjik që i mori jetën 26 personave, familkjarët e viktimave në fshatin Gërdec kanë zhvilluar një ceremoni të vogël përkujtimore në vendngjarje.
I cilësuar si aksident teknologjik nga drejtësia shqiptare, familjarët nuk pajtohen ende me faktin se asnjë person nuk u dënua dhe përgjegjësit sipas tyre janë të lirë.
Duke folur për mediat, ata shprehen se Ministria e Mbrojtjes nuk i ka ftuar në ceremoninë e sotme, ndërkohë që bënë thirrje për të vendosur drejtësi.
“Ka 8 vite që na tallin. Të 29 fajtorët janë të lirë dhe ky është një turp. Ne duam drejtësinë që na premtoi Partia Socialiste dhe do ta kërkojmë atë gjer në vdekje” – u shprehën familjarët e viktimave të Gërdecit.