Ndërkohë që kishte hedhur gurin dhe fshehur dorën përsa i përket kërkesës së 30 deputetëve për pezullim të masës ndaj Sali Berishës, Gazment Badhi dhe deputetët që e ndjekin u fshehën ditën e sotme, pikërisht ditën kur Berisha kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e tyre.
I bojkotuar nga shqiptarët, demokratët dhe deputetët e Rithemelimit, Berishës i kishte ngelur në podium vetëm të fliste Lefter Maliqi, dhe ky jo për hallet e Berishës, por për ato të tijat, të Kuçovës dhe të Lapardhasë.
Por pse u fsheh sot Gazment Bardhi?!
U fsheh sepse e vetmja gjë që di të bëjë ai dhe deputetët që e ndjekin, është të fshihen sa herë duhet të shfaqen, sepse kështu mendojnë se mund të mbijetojnë politikisht.
U fshehën në zgjedhjet lokale dhe bën lojën e Berishës, duke mos punuar për kandidatët e PD-së, por duke sabotuar fushatën.
Në vend që t’i kërkonin llogari, u ulën në prehërin e tij.
U fshehën kur folën në emër të Ambasadës Amerikane dhe të partnerëve të tjerë në Tiranë, kur u dhanë shuplakë se ata nuk kanë ndryshuar mendim për “non gratën” dhe nuk kanë asnjë tolerim në këtë drejtim.
U fshehën sot, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë.
Ata nuk mund të marrin dot përgjegjësi politike, sepse deri më sot janë mësuar vetëm të bëjnë pazare, të zvarriten për të mbijetuar dhe të katapultohen për të qenë në pozicione drejtuese.
Është për të ardhur keq që figura si kjo e Gazment Bardhit të ndiqen verbazi nga një grup tjetër deputetësh, ndërkohë që ai nuk ka aftësi dhe kurajo për të marrë përgjegjësi.
Edhe te Berisha shkuan për të mbijetuar politikisht, por, pavarësisht se po luajnë në mënyrë të shpifur, koha do ta tregojë se nuk do kenë të ardhme as me Berishën as pa Berishën./Tema
Politikani qe mbron nje kauz te drejte dhe eshte i ndershem jo vetem mbijeton por mbeshtet nga votuesit e tij ,por Bardhi me shoje lane nje shije te hidhur tek shqiptaret ne pergjithesi,si model i lavjerrsit te sahatit ,shqip pa kellqe.Ne zgjedhhet e ardheshme ne rast te nhe kodi te ri qe deputetet te zgjidhen direkt nga populli ,keto lloj deputetesh nuk i zgjefh as shpia e vet.Turp