Organi i prokurorisë i ka kërkuar gjykatës që të rrëzojë kërkesën e Nazime Vishës për falje. Sipas organit të akuzës, Visha nuk i plotëson kriteret ligjore për falje ndaj si e tillë ajo duhet rrëzuar. Pak kohë më parë Nazime Visha, e cila vuan dënimin me akuzën për vrasje me dashje, iu drejtua gjykatës, ku kërkon që t’i falen vitet e mbetura të dënimit. Kërkesë për faljen e Vishës i është bërë edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nga shumë personalitete dhe organizata. Por organi qëndror i akuzës gjykon se Nazime Visha nuk i plotëson kriteret sipas ligjit për falje, ndaj një kërkesë e tillë duhet rrëzuar nga gjykata.