Në dy lëvizje përgjat dy javëve të fundit, nafta në vend tregtohet gati 10 lekë më lirë.
Kjo është hera e parë që nga muaj maj që operatorët reduktojnë çmimin e karburantëve prej disa muajsh.
Që nga shfuqizimi i Bordit të kontrollit të çmimit të shitjes së karburantëve në qeshor të 2023, çmimet u rritën disa herë rradhazi, ndonëse në bursë kisin tendenca rënëse.
Në bursat ndërkombëtare çmimet kanë rënë ndjeshëm në 75 dollarë për fuçi nga 95 që ishte, nivel ky më i ulët i 6 muajve të fundit.
Sipas parashikimeve të Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA në një raport mujor, çmimi për vitin 2024 për naftë bruto Brent do të bjerë me 10 dollarë për fuçi.
Kujtojmë se Bordi i kontrollit të naftës, i cili përcaktonte çmimet tavan për shitjen e karburantëve, u krijua në mars të vitit 2022, kur çmimet e karburantëve u rritën me shpejtësi në rekordin e 245 lekëve, si pasojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
/f.s