Në kuadër të 25 vjetorit të rivendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Shqipëris dhe SHBA-së, ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli Faber ka zhvilluar një pritje për ambasadorët amerikanë në Tiranë ndër vite. Të pranishëm në këtë event kanë qenë ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, si dhe parardhësit e tij në këtë detyrë John L. Withers, William Ryerson, Alexander Arvizu, Marisa Lino dhe Marcie Ries.
“Sot, më 15 mars, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria festojnë 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike”, thuhet në një njoftim për shtyp.