Është rikthyer vettingu në Policinë e Shtetit, kësaj here nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Sipas gazetarit të Klan News subjekti i parë në seancë publike është drejtuesi i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj. Ky i fundit u kontrollua në 3 shtylla: pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.
Mësohet se pas analizës, ai është në konfirmuar në detyrën e tij.
Kujtojmë se 3 ditë më parë u bënë dhe disa lëvizje në Policinë e Shtetit. Altin Lila, nga shefi i Komisariatit numër 3 në kryeqytet është emëruar në krye të Komisariatit numër 1. Në këtë të fundit ishte drejtues Petrit Hala, i cili tashmë është emëruar shef në Librazhd. Në komisariatin numër 3 është emëruar Bledar Reshka që ka qenë në krye të sektorit të vrasjeve në Elbasan. Sali Skura është emëruar në krye të komisariatit numër 4. Ndërsa Arben Caka do të jetë drejtor kufiri në Durrës.
/a.r