Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se partia e tij po shkon drejt shumicës absolute. Partia e tij Progresive Serbe ka fituar pothuajse 47% të votave, në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.
Rezultatet brenda natës nga 8,273 qendrat e votimit të Serbisë konfirmuan epërsinë e partisë në pushtet, megjithëse parashikimet në vetë kryeqytetin i dhanë asaj një diferencë shumë më të ngushtë fitoreje prej katër pikësh.
Vuçiç deklaroi se “Serbia e tij nuk duhet të ndalet”; lista zgjedhore po shkonte për 127 vende në Asamblenë Kombëtare prej 250 vendesh.
“Detyra ime ishte të bëja gjithçka në fuqinë time për të siguruar një shumicë absolute” ai u tha mbështetësve, edhe pse ai vetë nuk kandidonte për zgjedhje.
Ai shoqërohej nga kryeministrja Ana Brnabiç dhe nga lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik.
Më herët Branbiç hodhi poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe blerje votash, dhe ndikimin e SNS-së te votuesit, dhe në të njëjtën kohë akuzoi partitë opozitare për shkelje të rregullave zgjedhore.
Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23.1 për qind të votave apo 63 ulëse.
Shpresa e tyre më e madhe është të sfidojnë partinë e presidentit në Beograd në zgjedhjet lokale të së dielës.
Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, me 6.9 për qind të votave apo 19 ulëse. Daçiç ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiqit.
Sipas sondazheve, nga listat e komuniteteve, Shaip Kamberi e ka siguruar një ulëse të komunitetit shqiptar, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë ulëse, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tri ulëse dhe një ulëse ka fituar Partia Ruse.
Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.
Një total prej 18 partive dhe aleancave kanë garuar për të fituar mbështetjen e 6.5 milionë banorëve, me të drejtë vote, për përfaqësim në Parlamentin me 250 ulëse. Pragu për të hyrë në Parlament është 3 për qind.
Fillimisht numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.
/a.r
ParASHIKOHETE PER LUFTE KOSOVE SERBI SHQIPERI GREQI SHQIPERI MAQNDONI SHQIPERI SEERBCKA KOSOVE RUMANIA HUNGARIA BULLKARIA QIPRO ME SHQIPTaRe serbia do shpallr kroacis sllloveni vojvodinne