Qyteti i Durrësit është zbukuruar ne pritje të festave te fundvitit. Përvec dekorit festiv, gjatë dhjetorit po organizohen shumë aktivitete me karakter social-ekonomik dhe kulturor.
Veçohet festa e verës, e cila për dy ditë, më 22 e 23 dhjetor do të mbledhë prodhues të mëdhenj, por edhe prodhues artizanalë të verës, nga Durrësi:
Me ftesën për t’u bërë pjesë e festimeve dhe atmosferës në Durrës, drejtuesit e bashkisë rendisin dhe disa prej aktiviteteve që do ua shtojnë gëzimin festave:
Paralel me organizimet e institucioneve ecin dhe hotelet dhe restorantet. Veç një pjesë të durrsakëve, bullgarëve e sllovenëve, të cilët prej vitesh ndërrimin e viteve e prein në mënyrë të organizuar, ky vit ka një tjetër risi.
Besnikët e përhershëm të Durrësit, shqiptarët e Kosovës, do të jenë në këtë qytet në ditën e parë të vitit.
E për të gjitha këto fakte, tashmë mund të thuhet se për Durrësin nuk ka rëndësi se ç’stinë është. Ai është gjithnjë derëhapur e plot me miq.
/a.r