Policia e Tiranë ka arrestuar një 29-vjeçar pasi pajisi me dokumente të falsifikuara një shtetase me qëllim për ta trafikuar për prostitucion.
Në pranga është vënë shtetasi shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta trafikonte 29-vjeçaren, në Belgjikë dhe më pas në Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion. I arrestuari është person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale.
“Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S., i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetaseje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion”, bëri me dije policia.
/a.d