Epidemia e mungesës së forcës punëtore ka prekur Greqinë fqinje, ashtu si çdo vend i Bashkimit Europian që po vuan plakjen e trurit, por edhe mangësi në tregun punëtorëve të pakualifikuar, në sektorë si bujqësia, peshkimi apo ndërtimi.
Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides.
Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi.
Ministri Karidis e ka mbrojtur Amendamentin duke argumentuar se pa emigrantët rrezikohet që ullinjtë në parcelat anembanë Greqisë të mos vilen këtë sezon duke i shkaktuar vendit një dëm ekonomik që përllogaritet nga 1 deri në 1.5 miliardë euro. Debat qe per here te pare nuk ka pasur çeshtjen “Beleri” brenda, i cili do te gjykohet per korrupsion zgjedhor ne shtetin ame Shqiperi, por debati eshte bere per hallet qe ka vete Greqia.
“Në Ierapetra janë gjysma e serave të vendit dhe në Ilia dhe Mesini. Çdo serë ka nevojë për një punëtor për hektar. Në Ierapetra nevojiten 30 mijë punëtorë. Të tjerë thonë se ekziston rreziku që ullinjtë të mos vilen dhe të humbasim 1-1.5 miliardë euro nga vlera totale e vajit të ullirit prej 3 miliardë eurosh”, theksoi ai.
I kritikuar se Greqia po ndryshon politikën e emigracionit, Karidis e shprehu qartë se qeveria e “Demokracisë së Re” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga amendamenti për të legalizuar emigrantët që punojnë në të zezë duke thënë: “Duhet të japim zgjidhje pa ideologji dhe britma”.
Sipas Karidis rregullorja nuk i legalizon emigrantët e paligjshëm por u jep të drejtën e punës.
“Amendamenti ka të bëjë kryesisht me hyrjet e ligjshme. Njerëz të ardhur legalisht. Shqiptarë që erdhën këtu dhe punonin, e për disa arsye u skadoi leja dhe nuk u rinovua. Nuk të jep të drejtë tjetër veç punës. Ajo nuk jep të drejtën e bashkimit familjar apo të shtetësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjet e reja por ata që kanë ardhur para vitit 2021 dhe vetëm nëse kanë kontratë pune. Ne përdorim një marrëveshje që ekziston që nga viti 2005 dhe është riaktivizuar në vitin 2014. Marrëveshja ka të bëjë me afërsisht 30,000 njerëz.
Nuk ka të bëjë me personat që vijnë ilegalisht në Greqi. Bëhet fjalë për personat që ndodheshin ligjërisht në Greqi dhe nuk arritën të rinovonin lejen e qëndrimit për ndonjë arsye. Ata janë kryesisht me origjinë shqiptare, gjeorgjiane dhe filipinase”, deklaroi ministri i Emigracionit në Kuvend./m.j