Me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i ftuar në ditët e politikës, kulturës, debatit në ‘Atreju 2023’ që mbahet në Romë. Ky aktivitet zgjat 4 ditë nga 14 dhjetori në 17 dhjetor.
I ftuar në panel Rama u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët për të cilën u shpreh besimplotë se pakti mes dy shteteve nuk ka asgjë antikushtetuese dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të mësohej shumë shpejt.
Pyetje: Sa është e mundur që mund të arrihet kjo marëreshje dhe këto qendra pritjeje do të realizohen?
Edi Rama: Është bërë zhurmë për një marrëveshje që është një marrëveshje normale mes dy vendeve me emra të ndryshëm por që unë i shoh si dy pjesë të të njëjtit popull. Për ne italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona edhe kur nuk mund të vinim përtej detit. Askush nuk duhet të frikësohet apo mrekullohet kur ne bëjmë marrëveshje që kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta. Është gjithmonë një nder të japim një ndihmë kur Italia na kërkon dhe është gjithmonë privilegj që të njihemi si miku special i Italisë.Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi, vendi vëlla i Italisë.
Sa mundësi ka kërkesa e opozitës dërguar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë këtë?
Edi Rama: Më vjen të qesh. Giorgia lavdëroi ata (opozitën) kur ishin zgjedhjet dhe mua nuk më njihte. Sigurisht besonte se isha një mik mes atyre ‘të parekomandueshëm’ sic thoni ju, më pas u përmbys. Në të vërtetë Shqipëria është një vend demokratik dhe Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj dhe pezullimi i marrëveshjes është proces automatik para se të ratifikohet është provë se unë nuk kontrolloj gjykatat. Por jam i bindur se marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë.
Kur këta persona do të dërgohen në Itali duhet të bëjnë 700 km mnë shumë në det më pas duhet të vendosen ne qendra dhe të kthehen pas nuk besoni se Gjykata e të Drejtave të Njeriut do të ketë diçka për të thënë për këtë? Si e shikoni?
Edi Rama: Ne nuk jemi një vend i Bashkimit Europian (BE) por jemi vend europian (E). Fakti që nuk jemi zyrtarisht në BE nuk na heq të drejtën të jemi europian, pasi fatmirësisht këtë nuk e vendos Brukseli por gjeografia. Nëse ne do të ishim Franca dhe do të kishim bërë këtë marrëveshje për një qendër pritjeje jo vetëm që askush nuk do të skandalizohej por do të thoshte më në fund Franca po merr disa emigrant më shumë. Por ne nuk jemi Franca as Greqia. Greqia një vend i BE-së ka më shumë se 1 qendër pritjeje e askush nuk flet. Atëherë përse për të njëjtën tip qendrë pritjeje, të njëjtin operacion kur bëhet nga një vend i BE-së është e mirë, por kur bëhet me një vend europian që është në anën tjetër të detit, që nuk është BE por është E, nuk e kuptoj.
Ta tregoj unë. Në realitet këta persona do të kthehen në Itali. Francezët nuk do I kishin pranuar ta them unë. Është një debat i vjetër dhe ne e dimë përse.
Edi Rama: Atëherë francezët nuk I duan, dhe shqiptarët I pranojnë dhe ne jemi problemi?!
Nuk ka të bëjë me qeverinë shqiptare por me faktin që këta persona duhet të bëjnë dhe 700 km të tjera
Edi Rama: Nëse shkojnë në Zvicër duhet të bëjnë edhe më shumë apo jo (të gjithë qeshin) Koncepti është shumë i qartë. Kush hyn në Itali apo Greqi hyn në Europë. Gjeografia e Italisë apo e Greqisë nuk mund të jetë mallkimi për një vend që është në kufi dhe bekim për një vend tjetër që është më larg që thotë ‘jo, jo unë nuk I marr, ti marrin ata. Kilometrat për të ardhur në Shqipëri do të jenë më shumë por nëse marëveshja do të ishte brenda BE-së, kilometrat për të shkuar në Zvicër apo Poloni do të ishin edhe më shumë. Kryeministri Edi Rama tha se qendra e pritjes nuk është Guantanamo dhe se “duhet respekt për viktimat e kampeve të vërteta të përqendrimit”
A mund të jetë zgjidhje për vendet e tjera të BE-së. Nëse ndonjë vend tjetër europian do të ishte i interesuar për një marrëveshje të tillë si me Italinë ju do të pranonit?
Edi Rama: Të thuash që kjo është zgjidhje është pretencioze, por ëshë një sforco për të gjetur një zgjidhje ku është e qartë që BE nuk arrin të kuptohet mbi zgjidhjen dhe BE nuk arrin të kuptojë as origjinën e problemit. Atë që ne pësojmë nga këto flukse ka lidhje me historinë, raportet mes Afrikës dhe Europës. …
Është e lehtë të kritikosh por ata që kritikojnë nuk kuptohet se çfarë bëjnë. Jo nuk do të pranoja një ofertë tjetër. Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera europiane por kemi thënë jo. Kemi pasur nga vende fqinje. Italia nuk është një vend fqinj, është një vend vëlla. Ne e bëjmë si një sforco të përbashkët, jo për faktin se ne jemi një vend jashtë BE-së ku ata të transferojnë problemin. Ajo që Italia po përpiqet të bëjë është fakti që Italia nuk po zhvendos problemin por po përpiqet ta zgjidhë. Sepse të gjithë këta persona nuk po lihen në det, apo sic thotë dikush në Guantanamo. Duhet të kemi respekt për Guantamo.
Sipas mediave të huaja frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”. Këtë herë ndryshe nga 26 vitet e fundit, festa do të ketë edhe më shumë shkëlqim pasi do të jetë i ftuar edhe miliarderi Elon Musk dhe personalitete të ndryshme të politikës botërore.
Elon Musk, gjatë fjalës së tij, tha se në vendet e industrializuara qytetarët duhet të kenë më shumë fëmijë. Duke cekur Italinë, ai bëri thirrje që italianët të lindin më shumë fëmijë në mënyrë që kultura e tyre të mos zhduket./m.j