Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku një i dënuar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë ndërsa një tjetër i plagosur.
I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015-të, Sokol Mjacaj, ka qëlluar këtë të premte me pistoletë në drejtim të Arben Lleshit duke e lënë të vdekur, si dhe ka plagosur Indrit Shaqjan.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda qelisë në katin e parë ku ndodhej Arben Lleshi.
Çfarë ndodhi pas vrasjes dhe dorëzimi i autorit të dyshuar
Sokol Mjacaj pas vrasjes ka kërkuar siguri për jetën, pasi aty kishin mbërritur forcat RENEA, të cilat do të ndërhynin vetëm në rast se situata do të eskalonte dhe do të shihej rrezik për efektivët e burgut apo për të dënuarit e tjerë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raportoi se dorëzimi i Mjacajt erdhi pas 1 orë negociatash mes tij dhe Drejtorit të Burgut.
Në fund Mjacajt ju hodhën prangat brenda në qeli, ku ali lidhi njërën dorë, dhe me rangën tjetër u lidh te hekurat e qelisë. Ai u dërgua më pas në Drejtorinë e Policisë në Elbasan për tu marrë në pyetje për ngjarjen ku deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion.
Kush është viktima Arben Lleshi
Arben Lleshi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë të huaj për sagën 11 vjeçare të gjakmarrjes që filloi në vitin 2012 në Britaninë e Madhe. Arben Lleshi asokohe 27 vjeç raportohet nga mediat britanike se ekzekutoi e më pas i dogji bashkëfshatarit të tij trupin e pajetë në një automjet. I vdekur mbeti 29 vjeçari, Agim Hoxha, vrasje e cila është përshkruar se ka ndodhur për hesape të pambyllura droge.
Për këtë ngjarje ai u dënua nga Gjykata Britanike e Winchester me burgim të përjetshëm në vitin 2013 e u ekstradua drejt vendit tonë në vitin 2016.
Kush është vrasësi Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj është në burg që prej vitit 2015-të, pasi u akuzua prër vrasjen e dy turistëve çekë. Në 3 korrik të vitit 2013, vetëm pak javë pasi kishte dalë nga burgu, Sokol Mjacaj do të kryente një tjetër krim të rëndë, atë të vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Dukagjinit.
Arrestimi i tij u bë në datë 5 korrik të vitit 2015-të në një ndërtesë dykatëshe të braktisur.
Dëshmia në polici e Mjacajt për ngjarjen e vitit 2015-të
Ndërkohë pas marrjes në pyetje në atë kohë Mjacaj ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas tij ka hipur në Lotaj në mjetin e dy turistëve çekë, nën kërcënimin e armës, me qëllimin final për t’u marrë makinën.
Por në Prekal Michael Svatos ka tentuar t’i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij.
I lindur më 14 shkurt të vitit 1995, Sokol Mjacaj ka bërë 4 vite burg për vrasjen e një fëmije në bashkëpunim, ngjarje që e ka kryer në moshën 15-vjeçare.
Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015, pas ngjarjes së rëndë kriminale, ku vrau dy turistë çekë gjatë një grabitjeje me armë zjarri.
Pista ku po hetohet
Lidhur me krimin e rëndë ka dy pista hetimi, ku njëra mund të jetë për ndonjë konflikt të mëhershme brenda ambienteve të burgut mes tre të burgosurve, dhe tjetra ajo e gjakmarrjes, ku Mjacaj dyshohet të jetë pajtuar nga persona të tjerë për të kryer vrasje.
Pse gjakmarrja?
Dyshohet se viktima Arben Lleshi i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për jë krim të kryer në vitin 2013, mund të mos jetë vrarë rastësisht apo për shkak të ndonjë konfikti banal brenda burgut, por për “kokën” e tij mund të jetë pajtuar Mjacaj nga persona të tretë.
Arben Lleshaj nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.
Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Lleshi merreshin me drogë në Angli.
Në maj të vitit 2016, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin.
Saga e gjakmarrjes
Pas vrasjes në Britani të Agim Hoxhës, nisi një sagë e gjatë gjakmarrjeje mes fisit Hoxha dhe atij Lleshi.
Në vitin 2013-të u vra Xhavit Lleshi (babai i Agim Lleshit) të cilit i zunë pritë në vendin e quajtur Pujkë.
Në 15 maj të vitit 2016-të vritet Hajredin lleshi, vëllai i Xhavitit në fshatin e lindjes në Burrel.
Në 5 gusht të vitit 2020 zhduket Klevis Lleshi. Ai u denoncua i humbur nga nëna e tij. Trupi i tij u gjet në 6 shkurt të vitit 2023 në Shpërdhet të Kurbinit.
“Nuk do të lëmë asnjë mashkull gjallë”, betimi që u mbajt pas vrasjes së vrasjes së Agim Hoxhës në Britani në vitin 2012
Viktima e mbetur këtë të premte në burgun e Peqinit, Arben Lleshi është një emër i njohur për drejtësinë dhe publikun, pasi në vitin 2012 në Britani ka varër dhe ka djegur trupin e shteasit Agim Hoxha.
Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fisi Hoxha ishte betuar “për të mos lënë asnjë mashkull gjallë” nga familja Lleshi.
Në vitin 2013 u vra në pritë në vendin e quajtur “Pujkë” xhaxhai i Arben Lleshit Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u vra para derës së shtëpisë Hajredin Lleshi.
Ndërkohë, po nga i njëjti trung familjar në vitin 2017 është rrëmbyer në Kamëz dhe zhdukur Artan Lleshi.
Ndërkohë, në vitin 2020, dyshohet se 21 vjeçari Klevis Lleshi është rrëmbyer në qytetin e Burrelit. Eshtrat e tij u gjetën pas afro tre vitesh në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Në asnjërën nga këto vrasje policia nuk ka mundur të gjejë autor pasi ato kanë qenë të tipit mafioz dhe nuk janë lënë gjurmë në vendin e krimit.
Për çdo vrasje janë marrë në pyetje anëtarët e familjes Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit, por kanë mohuar që të kenë dorë ata në këto vrasje, ndërsa policia nuk ka mundur dot të ngrejë akuzë ndaj tyre.
Për varsjet me armë zjarri autorët kanë zhdukur gjurmët në mjete, ku në vitin 2013 dyshohet se mjeti me të cilin u krye vrasja në vendin e quajtur “Pujkë” është hedhur në liqenin e Shkopetit, ndërsa ajo e vitit 2016 është djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.
Si u fut pistoleta, dy pista
Futja e armës brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Peqin mbetet ende mister. Paraprakisht, u dyshua se arma mund të ishte futur brenda institucionit me dron dhe se mund të ishte hedhur nga distanca.
Gazetari Esido Barkaj raporton se tashmë hetuesit thonë se nëse do të ishte ky version, atëherë arma do të ishte e dëmtuar. Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet, është ajo e futjes së armës nga burgu, për të cilën kanë dyshime, duke marrë parasysh etapat e kontrollit që duhen kaluar.
“Për armën, dyshimet janë se është hedhur nga disatnca e largët nga një dron. Por nëse arma do ishte hedhur nga distanca do ishte dëmtuar. Nëse do ishte futur nga burgu do kishte kaluar në disa etapa kontrolli.
Kjo ngelet për tu parë nëse ka të implikuar. Sa i takon dinamikës së ngjarjes, Mjacaj sapo mori vesh që do futej në 41 biss, ka nisur planin për vrasje duke menduar zsse nuk ka pasur më kohë në ditët në vijim”, tha gazetari Esido Barkaj në një intervistë me moderatoren Pranvera Borakaj.
Manja urdhëroi futjen e Mjacajt në “41-bis”
Ditën e sotme, e premte 15 dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, është urdhëruar të vendosej në regjimin e posaçëm, 41 bis. Lajmi është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shprehet se nuk do të tolerohet asnjë nga të burgosurit që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal edhe në qeli.
“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.
Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015, pas ngjarjes së rëndë kriminale, ku vrau dy turistë çekë gjatë një grabitjeje me armë zjarri.
/a.r