Një dokument i hartuar nga Serbia përmes së cilit ajo thotë se nuk ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për normalizimin me Kosovën, ka shkaktuar shqetësim në qarqet diplomatike në Bruksel.
Në një reagim të premten, Bashkimi Europian i kujtoi Beogradit se marrëveshja mbetet e detyrueshme, dhe se për këtë palët ishin pajtuar në Ohër.
“Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, në tërësi, për të dyja palët. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian.”
Peter Stano – Zëdhënës i BE
Sipas tij, marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht të detyrueshme përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars 2023.”
Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën detyruese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve. Në letrën e firmosur nga Brnabic, Serbia shpreh rezerva për Deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, të cilën e quan njëkurti vu deklarate politike dhe dokument jo obligues ligjor.
Më tej, bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me pjesën e detyrimeve për zbatimin e Marrëveshjes me Kosovën, e kryesisht me pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB Serbia është shprehur, po ashtu, se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
/a.r