Nga Mero Baze
Qyshkur ka nisur procesi I hetimit nga SPAK ndaj Sali Berishës, ai po shfaq për publikun dy personalitet të tij. Publikisht shfaqet si “luan” që nuk pyet nga drejtësia dhe është gati të ballafaqohet me të, ndërsa nën rrogoz bën gjithçka që të sabotoj procesin, ta bllokoj me procedura, me gjykatë apo protesta.
E nisi fillimisht me lajmërimin për tu paraqitur në Gjykatë si pjesë e masës së sigurisë.
Publikisht thoshte është masë antikushtetuese dhe nuk e pranojë, ndërsa procedurialisht, fshihej në tualet sa herë trokiste dera që të mos merrte njoftimin.
Nëse është I bindur se ajo është antikushtetuese, atëherë nuk ke pse fshihesh në banjë kur vjen policia. Thua është antikushtetuese, nuk e pranojë dhe e çon në Gjykatë Kushtetuese.
Por nga një anë është nevoja të paraqitet si trim para demokratëve nga ana tjetër shikon si të shpëtoj kokën e vet me procedura dhe fshihet si lepur sa herë troket dera.
Pastaj e vazhdoi me masën e thelluar të SPAK që kërkon leje nga Kuvendi për arrestimin e tij. Sapo u bë publike masa e re e SPAK, tha se është gati ta pranoj arrestin e shtëpisë. Në fakt SPAK nuk është shprehur për arrest shtëpie, por për leje që të vendoset masa e arrestit. Se çfarë arresti do të jetë shprehet Gjykata.
Ndërkohë që nga një anë bën sikur tani është në rregull me SPAK dhe e pranon masën e arrestit madje dhe e voton atë, nga ana tjetër e dërgon në Gjykatë Kushtetuese si të paligjshme, për të shpëtuar prej saj.
Pra demokratëve u bën trimin që nuk I trembet syri nga burgu, kurse realisht do si të shpëtoj nga kjo histori.
Dyfytyrësia e tij shfaqet më tej, kur caktohet dita që do ti hiqet imuniteti në Kuvend.
Të hënën është dita që vendosi Komisioni I Mandateve dhe të enjte dita që vendos Kuvendi.
Ky “luani” që e pranon këtë dënimin me “arrest shtëpie” siç ka qejf ta ketë, lajmëron popullin opozitar të mblidhet para Kuvendit të hënën dhe të enjten që të shpëtojnë këtë nga heqja e imunitetit.
Së fundmi, ky njeri që mendon se ka popllin opozitar me vete, dhe u bën thirrje për protestë para Kuvendit, në fakt nuk ka siguri që ka me vete as deputetët e tij, të cilëve ua ka marr firmën për në Gjykatë Kushtetuese duke I gënjyer Albana, duke u thënë se do ankimojmë nenin 72 të Kushtetutës, pa u thënë që po ankimonin ndëshkimin e Berishës.
Pra ky që nuk bën dot as 28 deputet bashkë për të firmosur që ta mbrojnë në Gjykatë Kushtetuese, pretendon se populli do ngrihet në këmbe e do ta mbrojë këtë duke djegur parlamentin.
Edhe në këtë rast “luani” që do udhëheq popullin në revolucion, në fakt sillet si dhelpër për tu marr 28 firma deputetëve të vet se ka frikë se ja refuzojnë.
Ndaj kur të nisni revolucionin kini parasysh dhe këtë “Luanin” që do tu bëj thirrje përpara mbi parlament, edhe atë dhelprën që vet do kthej rrugë e do ik në SHQUP, tu shikojë nga televizori si do tu arrestoj policia. Siç bëri me funeralin e Azemit më 14 Shtator.
O njeri i peshtire mos ju vith ujin ature njerzve ndaj shan Salin o fytyre e yryer