Sekretariati i Etikes përjashtoi me 10 ditë nga seancat deputetët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.
Vendimi vjen një ditë pas kaosit dhe dhunës një ditë më parë brenda ambienteve të Parlamentit, ku deputetët demokratë u përplasën me gardën dhe ndezën tymuese brenda sallës së seancave.
Kjo është hera e fundit që aplikohet rregullorja e vjetër e Kuvendit, pasi dje u votua rregullorja e re ku përjashtimet do të jenë 30 apo 60 ditë./m.j