Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sonte në “Opinion” se do ta drejtojë Partinë Demokratike edhe “nga thellësitë e çdo qelie”. Thënë kjo, duke marrë parasysh dhe mundësinë që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin e arrestit shtëpiak ndaj tij brenda javës së ardhshme.
Berisha u shpreh mëse i bindur se në çdo situatë, sado të vështirë, ai do jetë lideri që do e çojë partinë më të madhe opozitare në vend drejt fitores.
Jonida Shehu: Jemi në momentin e ri që me shumë gjasa do të jetë javës tjetër dhe sipas të gjitha intepretimeve e parashikimeve, SPAK-u do të marrë një masë arresti shtëpie ose ta ashpërsojë.
Sali Berisha: Ta marrë dhe me burg, s’ka asnjë rëndësi për mua ajo.
Jonida Shehu: Ju do ta respektoni siç thatë, shumë dakord.
Sali Berisha: Se është vendimi i Edi Ramës!
Jonida Shehu: Çfarë do ndodhë përveç fatit të Sali Berishës dhe po themi procesit tuaj personal, familjar, çfarë do ndodhë me PD? Besoj duhet të keni dhe një skenar të qartë.
Sali Berisha: Do ndodhë ajo që ka ndodhur me Mandelën…
Jonida Shehu: Zoti Berisha, kush do ta drejtojë Partinë Demokratike në momentin që ju do të jeni në arrëst shtëpie?
Sali Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha, edhe nga thellësitë e çdo qelie.
Jonida Shehu: Si? Si e keni planin?
Sali Berisha: S’ka diskutim! Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores,
-Mund të marrë vendim gjykata që ju mos të përdorni as rrjete sociale, një izolim në shtëpi pa të drejtën për të vizituar.
Sali Berisha: Nuk mund ta pengojnë kurrë komunikimin e idealeve të mia me shqiptarët, kurrë!
-Po si do ta komunikoni?!
Sali Berisha: Nuk ka mure! Nuk ka mure që mund të izolojnë idealet e njeriut, unë qëndroj më i vendosur se kurrë në betejën time. Shqipëria barazohet me Rusinë e Putinit.
/a.r
Sali o lule bytha.