Këshilli Evropian vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, thuhet në një postim të presidentit të këtij organi, Charles Michel.
Gjithashtu Michel thotë se Këshilli Evropian i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat.
“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Këshilli i Evropës i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.
Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.
“Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, shkruan ai./m.j