Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish për festat e fund-vitit.
Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon gjithashtu ndalimin e shpenzimit të parave edhe për festat. Ky është viti i pestë që qeveria ndalon dhënien e shpërblimit për rreth 185 mijë punonjësit e administratës në nivel qendrore dhe vendor.
Megjithatë, ashtu siç ndodhi vitin e shkuar, administrata mund të përfshihet në paketën që Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatitur për fundvit.
/f.s