Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ish-ministri Aldo Buçmi shpjegoi të gjithë procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.
Bumçi dha shpjegime edhe për një shkresë nga Ministria e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes, me anë të faksit, duke mohuar që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën. Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.
Raportohet se ai nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime nëse Prokuroria e kishte konstatuar falsifikimin e kësaj shkrese.
Bumçi pranoi se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha por se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve. Lala deklaroi për News 24, se në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish-sekretarja e Bumçit e cila ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.
/a.r