Sekuestrohen 5 granata difensive, 3 ndezësa, 645 fishekë luftarake dhe 1 armë gjahu pa leje
Në kuadër të planit të masave të zhvilluar për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Prel (Brezart) Pllumbaj 28 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se:
Në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, shtetasi i mësipërm duke lëvizur me biçikletë u konstatua me qese të dyshimta dhe pas kontrollit të ushtruar i’u gjetën :
– 5 (pesë) granata difensive,
– 3 (tre) ndezësa,
– 645 fishekë model 56
të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale.
Në kushtet e flagrancës u bë gjithashtu kontrolli i banesës së këtij shtetasi, ku u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– Një armë gjahu pa leje.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal.