Një njeri sot ka ndarë një postim në Facebook duke bërë thirrje për ndjeshmëri për viktimat e një sulmi me bombë në kryeqytetin Turk Ankara, ku u vranë të paktën 34 persona dhe mbetën të plagosur 125 të tjerë.
James Taylor, i cili jeton në Ankara, i ka inkurajuar lexuesit që të imagjinojnë që sulmet kanë ndodhur aty ku ata jetojnë.
“Mund ta imagjinoni nëse do të kishit qenë atje? Mund ta imagjinoni veten që mund të ishit duke ecur çdo ditë dhe autobusi ndalon dhe bomba mund të plasë”.
“Është shumë e lehtë për të parë sulmet terroriste që ndodhin në Londër, në New York, në Paris dhe të ndjeheni të njëjtën dhimbje dhe trishtim për ato viktima, kështu që pse a nuk është e njëjta për ata në Ankara”? “A është kjo për shkak se ju thjesht nuk e kuptoni se Ankaraja nuk është e ndryshme nga ndonjë nga këto qytete?”
Ky është shpërthimi i tretë në kryeqytetin Turk që nga tetori i 2015.
Muajin e kaluar, një grup militantësh kurd morën përsipër një sulm ndaj një autokolone ushtarake që vrau 28 persona.
Në tetor, 103 persona u vranë dhe 250 u plagosën kur dy kamikazë në shënjestër të një tubimi paqësor, shkaktuan sulmin vdekjeprurës në historinë e Turqisë.
Taylor përfundoni statusin me pyetjen: “Ju keni qenë Charlie për Parisin do të jeni edhe për Ankaranë?
Burimi:Independent/Përshtati: Redjon Shtylla