Thellë diku në Rumani, gjendet kështjella e Kontit Drakula… Një kështjellë e shekullit të 12 që frymëzoi dhe në të njëjtën kohë mori emrin nga personazhi kryesor i një novele shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.
Ishte arkitektura magjepsëse dhe hija e rëndë e kësaj ndërtese që krijoi një histori tmerri, atë të sundimtarit dhe vampirit Drakula të etur për gjak.
Nëse nuk keni guxim të lexoni librin apo të shihni filmin nuk do e merrni dot me mend që kjo kështjellë tashmë ka dalë në shitje dhe mund të jetë e kujtdo.
Kështjella i përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milion njerëz vizitojnë sallat e saj drithërues çdo vit. Sipas Financial Times, pasuria e pazakontë mund të shitet për 13 milion dollarë.