Pas suksesit të Qendrës TUMO te Piramida e transformuar, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) po përgatiten të bashkëpunojnë në tre projekte të reja të suksesshme. Gjatë vizitës në SHBA, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me CEO-n e AADF-së, Michael Granoff, me të cilin janë dakordësuar për të bashkëfinancuar 3 nisma të mëdha, që do u vijnë në ndihmë të rinjve për të marrë një profesion të së ardhmes.
“I lumtur që takova mikun e dashur dhe partnerin tonë, Michael Granoff, CEO i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), pas mbledhjes së bordit në Nju Jork. Viti 2024 do të jetë fantastik për të rinjtë, IT dhe parqet e Tiranës! Bashkia e Tiranës dhe AADF do të bashkëfinancojnë 3 nisma kryesore:
– Ecole 42, do të vijë te Piramida, si niveli më i lartë arsimor i Qendrës Tumo.
– Bursa të plota gjatë vitit 2024 për të gjithë studentët e Tiranës, që duan të ndjekin kurset digjitale.
– Shtigje të gjelbërta, që do të lidhin Liqenin e Tiranës me atë të Farkës, me një dizajn ekologjik dhe aventura për familjet.
Pas suksesit me Pazarin e Ri dhe Piramidën, mezi po presim të përveshim mëngët për këto punë të reja!”, shkruan Veliaj./m.j
Great to catch up with long standing partner and dear friend Michael Granoff of @The_AADF after their board meeting in NYC.
2024 will be amazing for Tirana's Youth, IT and Parks! The @CityOfTirana and @The_AADF will co-finance 3 major initatives:
📱- Ecole 42 @42born2code is… pic.twitter.com/6K1r0IujnW
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 12, 2023
SPAKU sot per sot mei fuqishmi,kunder hajdutve e oligarkve te k/hajdutit edvin karapushtit.Po e them kyt mbasi eshte rasti i inceratorit te Tiranes,drejtuesi i ktije korrupsioni galopant eshte lali hajduti,zv i k/hajdutit.SPAKU zduhet te kete meshire ndaj ktyre kriminelve,tju marrin parate e pasurite e ti fusin ne burge,e kane hake.