Leonard Koka, vëllai i Lefter Kokës në në intervistë për televizionin ‘Syri.TV’ ka akuzuar Edi Ramën se ka futur në kurth vëllanë e tij Lefterin, të cilit sipas tij Edi Rama i premtoi “malore të lehtë”.
Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?
Leonard Koka: Po që fola me amerikanët dhe ti s’ke non grata, do kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin po nuk e dorëzove malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait mos e dorëzo, vëllai e dorëzoi.
Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?
Leonard Koka: Se mora vesh, pas takimit me Ramën vetëm e pashë në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.
Çim Peka: Pra ti po thu që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore.
Leonard Koka: Jo, nuk do të shpallin non grata. Që je non grata dhe nuk do shpallesh non grata.
Çim Peka: Nuk do e shpallnin?
Leonard Koka: Nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftë se e jep dorëheqjen malorja do jetë më e butë.
Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?
Leonard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie.
Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi?
Leonard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që të mbylleshin inceneratorët, ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë.
Çim Peka: Te inceneratorët kush ka më shumë faj, Lefteri, Veliaj, Rama apo Agaçi?
Leonard Koka: Ju rren mendja që s’ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama? Ju mendoni se do të bëheshin inceneratorët pa Ramën? Mendoni që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?
Çim Peka: Ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë, si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?
Leonard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë, 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë, që ishte kontrata për inceneratorët, më mbrapa të gjitha gjërat e financuara te inceneratori i Tiranës nuk është bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im.
Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin, ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin dhe do e bëjnë publike non gratën?
Leonard Koka: Këtë nuk ta them dot 100%, por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë e natë.
Çim Peka: Kanë pas komunikim?
Leonard Koka: 100% nuk ta jap dot, por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po./Syri TV