Sekretari i Departamentit për Shëndetësinë në Partinë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas emërimit të drejtueses së re të Spitalit të Lushnjes.
Shehu e ka cilësuar skandaloz emërimin e zonjës Panorea Veliu, pasi sipas tij ajo nuk është mjeke në profesion.
Ja postimi i plotë në facebook i Shehut:
“SKANDAL NE LUSHNJE!
CUDIA DHE ABSURDITETI I EMERIMIT TE DREJTORESHES SE SPITALIT.
Nje zonje, qe ka mbaruar studimet e mesme per degen “mekanike” dhe ato te larta me korespondence per “ekonomi agrare” emerohet ne prag pensioni ne ate detyre te veshtire.
Personi ne fjale nuk ka asnje kualifikim sanitar.
Ne disa dekada pune te saj ne sektorin postal e prefekture, nuk gjen lidhje me sistemin shendetesor.
Une nuk e di sa e afte eshte ajo ne profesionet e saj, por pa dyshim nuk ploteson kerkesat me minimale per te drejtuar nje institucion shendetesor, aq me shume nje spital.
SPITALI I LUSHNJES ESHTE NJE QENDER ME TRADITE TE PASUR KLINIKE DHE ME NJE STAF TE AFTE E DINJITOZ.
Nje emerim i tille jo vetem qe nuk i sherben zhvillimit te asaj qendre, por dhe kontraston
terresisht me kapacitetet teknike e njerrezore te spitalit.
Me te drejte koleget lushnjare me shprehen indinjaten dhe ofendimin qe ndjejne me emerime te tilla drejtuesish, teresisht jashte cdo kriteri profesional.
Ne Lushnje dhe kudo ne vendin tone tashme ka mjeke a personel shendetesor, te afte per te drejtuar me kompetence institucionet e tilla.
Jo te paket jane dhe ata qe kane studjuar e jane diplomuar per menaxhim shendetesor.
RESPEKTIMI I KETIJ PRINCIPI ESHTE THELBESOR PER ZHVILLIMIN E SISTEMIT TONE SHENDETESOR DHE PER TE NGRITUR DINJITETIN E PERSONELIT TE TIJ.”, shkruan Tritan Shehu.