Një avion luftarak amerikan F-16 është aksidentuar mëngjesin e së hënës në Detin e Verdhë, jo shumë larg brigjeve të Koresë së Jugut.
Sipas agjencisë së lajmeve koreanojugore Yonhap, piloti arriti të hidhet me katapultë, pak përpara se mjeti fluturues të përfundonte në ujërat e thella të detit.
Avioni ishte nisur nga një bazë ajrore në Gunsan, teksa ende nuk dihet misioni që ai kishte.
Një grup hetimor po kryen verifikimet përkatëse për çështjen, teksa piloti u shpëtua pa dëme të mëdha.
/a.r