Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka botuar pasditen e sotme një foto të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizites se tij ne shkurt ne Tirane, ne nje takim me drejtues të rinj shqiptarë.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një postim në faqen e saj në Facebook shkruan “Gjatë takimit të tij me drejtues të rinj shqiptarë, Sekretari Kerry , i nxiti pjesmarrësit të mblidhen së bashku dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Qoftë në mbrojtjen e të drejtave për komunitetet më të pambrojtura, luftën kundër korrupsionit, apo kërkesën e përgjegjësisë ndaj udhëheqësve, të rinjtë kanë fuqinë për ta bërë këtë vend akoma më të mirë. Po ju, si po jepni ndihmën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë?”, perfundon ky njoftim.