Katër drejtues prokurorish komandohen nga Kryeprokurori Adriatik Llalla, në disa qytete të vendit. Këto komandime vinë pas dorëheqjeve që katër prokurorë dhanë pak ditë më parë nga funksionet që ata mbanin. Mësohet se në prokurorinë e Përmetit është komanduar prokurori Arjan Muça, në atë të Lezhës Besim Hajdarmataj, në Tropojë Artur Ismailukaj ndërsa në Dibër, Urim Buci. Vetëm pak ditë më parë 4 prokurorë të këtyre rretheve dhanë dorëheqjen në një ditë, për shkaqe ende të panjohura. Kryeprokurori Llalla i motivoi këto dorëheqje me arësyetimin se janë bërë për rifreskim të stafit drejtues, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndryshime dhe në
Prokurorinë e Përgjithshme. Katër drejtues të Prokurorive në rrethe i dorëzuan reth 1 javë më parë kërkesën për dorëheqje Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Mësohet se katër prokurorët e dorëhequr ishin ai i Lezhës, Përparim Vukaj; Përmetit, Silvana Pani; Tropojës, Artan Shtrungza dhe Dibrës, Esmeralda Cami.
Zyrtarisht thuhet se dorëheqja është bërë për arsye personale, por jo zyrtarisht thuhet se dorëheqja iu është kërkuar nga drejtues të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme.