Lutja e Mëngjesit është një traditë prej 26 vitesh në Parlamentin Evropian.
Në përvjetorin e 26-të saj, ky ritual u udhëhoq nga një prift shqiptar i quajtur Don Kastriot Idriz Gjoni, përgjegjës i bashkësisë Katolike Shqiptare në Belgjikë.
Edhe më i pazakontë është fakti se lutja u lexua në gjuhën shqipe.
Ceremonia e organizuar nga eurodeputetët Lukas Mandl dhe Catharina Rinzema, u mbajt në ambientet e Parlamentit Evropian dhe mblodhi qindra deputetë anembanë botës, prijës fetarë, e personalitete të ndryshme të artit, kulturës e shkencës.
Prifti shqiptar shfrytëzoi rastin për të theksuar thirrjen e tij ndaj Evropës dhe mbarë botës që “Hyji t’ua drejtoj mendjen dhe zemrën sipas vullnetit të tij, për ti kërkuar shtigjet e guximshme drejt paqes së vërtetë, në mënyrë që përparimi i kombeve, liria, besimi, respektimi i emigrantëve dhe kujdesi ndaj tokës të jenë fokusi ynë kolektiv dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit që lutjen drejtuar Atit, të bëjnë në gjuhën e tyre amtare.”
/a.d