Juglindja e Australisë është përfshirë nga një valë e pazakontë e të nxehtit. Meterologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë në 40 gradë Celsius në Sidnei, pothuajse 15 gradë mbi mesataren për muajin dhjetor.
Kryeministri Anthony Albanese u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.
“Ne e kemi përjetuar vitin 2023 si vitin më të nxehtë në rekord. Ne vazhdojmë t’i thyejmë këto rekorde, dhe kjo është arsyeja pse qeveria ime është e vendosur të veprojë ndaj ndryshimeve klimatike. Sot, me nivelet e larta të nxehtësisë, them se është koha për t’u siguruar që të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të qëndrojmë të sigurt.”
Shumë qytetarë ju drejtuan plazheve të Sidneit, ndërsa autoritetet paralajmëruan kryesisht të moshuarit të evitojnë ekspozimin në diell.
Aktualisht, ka më shumë se 70 zjarre në Uellsin e Ri Jugor, 29 prej tyre janë ende jashtë kontrollit.
/a.d