Qeveria gjermane do të vazhdojë politikën e saj për migrantët, me të gjitha forcat, brenda dhe jashtë vendit, deklaroi sot Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference shtypi në Berlin duke iu përgjigjur pyetjes nëse rezultatet e zgjedhjeve të djeshme rajonale mund të ndryshonin kursin politik të kancelares.
“Objektivi duhet të jetë një zgjidhje e përbashkët evropiane, që do të çojë në zvogëlimin e migrantëve në të gjitha vendet anëtare”, theksoi ai.
“Ne nuk do të ndjekim populistët”, deklaroi nga ana tjetër lideri i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel, duke komentuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve, që çuan në një afirmim të fortë të së djathtës.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbajtur të qëndrueshëm qendrën demokratike të vendit”, theksoi ai.
Socialdemokratët fituan në Renania me 36,2 për qind falë Malu Dreyer, që mundit CDU-në e Julia Kloechnerit.
Ata humbën në Baden-Wuerttemberg, me 12,7 për qind dhe në Saksoninë e Sipërme me 10,6 për qind, ku u mundën ndjeshëm nga e djathta Alternativa për Gjermaninë (Alternative fuer Deutschland)