“Kam vrarë një burrë”, kjo ishte dëshmia e 17-vjeçarit shqiptar Qerim D. nga Lushnja e cila ngriti në këmbë policinë gjermane pak javë më parë.
Edhe pse vetëm 17-vjeç Qerim D. është autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur në zonën e Kaltenkirchen pranë Holsten Springs, pikërisht në vendin ku adoleshenti shqiptar deklaroi se e kishte varrosur trupin.
Megjithatë për hetuesit gjermanë çështja mbetet ende e pazgjidhur, pasi dëshmia 17-vjeçari Qerim D. nuk e mbyll krejtësisht çështjen, e cila duket shumë më e thellë nga ajo çfarë ka deklaruar deri tani i riu nga Shqipëria.
Sipas asaj që shkruan BILD, 17-vjeçari Qerim D. dyshohet se është anëtar i bandës shqiptare të trafikut të drogës, pasi aktualisht i afërmi i tij Ernest D. 38-vjeç ndodhet në gjyq pasi akuzohet për trafikun e 20 kilogramë kokainë, 267 kilogramë hashash dhe 24 kilogramë marijuanë.
Ernest D. u ekspozua sepse bisedat e tij me celularë të koduar nga ofruesit “Sky ECC” dhe “EncroChat” u përgjuan.
Sipas prokurorit publik, Christopher Sievers thuhet se lushnjari fitoi 1.5 milionë dollarë nga shitja e drogës. Aktualisht hetuesit po përpiqen të zbulojnë ndonjë lidhje mes familjeve të Ernest D. dhe vrasësit me kokë të 27-vjeçarit nga Qerim D.
/f.s